Khabib kërcënohet nga rivali i përjetshëm

khabib-dhe-ferguson

Edhe pse dueli mes tyre është planifikuar 5 herë nga UFC por asnjëherë nuk është zhvilluar, sërish Tony Ferguson mendon se një ditë do të përballet me Khabib Nurmagomedov. Ky i fundit do të mbrojë titullin kampion të peshës së lehtë pas disa ditësh në eventin UFC-254, ku do të përballet me Justin Gaethje.

“Do të shihemi sërish një ditë kokëfortë. Nuk mund të më largohesh përgjithnjë. E vetmja arsye se përse ndihesh keq është sepse je sjellë dhe ke bërë keq. Një ditë do të të pushtoj pulë”, shkruan ndër të tjera Tony Ferguson, që nuk heq dorë nga kjo sfidë e mallkuar mes tij dhe Khabib Nurmagomedov.

Edhe presidenti i UFC-së, Dana White u shpreh optimist se në të ardhmen mund ta organizojë këtë përballje, që gjithnjë ka dështuar për arsye të ndryshme.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne