Komisioni i Venedikut: Nëse na vjen kërkesë nga VV-ja do të japim një përgjigje

sa

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme,. Glauk Konjufca, paralajmëroi mbrëmë se Vetëvendosje do ti drejtohet sërish Komisionit të Venedikut për çështjen e dekretit të presidentit Hashim Thaçi për mandatarin, dekret që nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës u vlerësua se është në përputhje me Kushtetutën.

“Komisioni i Venedikut do të marrë vendim kur një kërkesë e tillë na vjen”, thuhet në përgjigjen e Komisionit të Venedikut për lajmi.net.

Kërkesa e parë e qeverisë në detyrë për Komisionin e Venedikut ishte cilësuar edhe si e pamatur për shkak se palët e përfshira në proces nuk mund të kërkojnë interpretim nga ky komision.

Sipas disa njohësve të çështjeve juridike, kërkesë për ndihmë dhe asistim nga Komisioni i Venedikut mund të kërkojë vetëm Gjykata Kushtetuese në rast të ndonjë çështjeje për të cilën ka dyshime.

Nga ana tjetër, aktivistë të Vetëvendosjes tashmë në rrjete sociale kanë paralajmëruar një protestë e cila do të mbahet më 5 qershor në Prishtinë, mirëpo nuk dihet ende nëse ka organizim zyrtar në lidhje me këtë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne