Kosova e mbyll sezonin me fitore kundër Moldavisë dhe mbetet në Ligën C

KOsova 01

Kosova ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Moldavisë në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan gazeta Objektiv.

Golin e fitores për Dardanët e shënoi Lirim Kastrati në minutën e 31-të, që doli të ishte edhe i vetmi në këtë ndeshje.

Me këtë fitore, Kosova ka siguruar mbetjen në Ligën C, pasi u rendit e treta në Grupin 3 me 5 pikë, derisa Moldavia pati vetëm një pikë dhe u rendit në pozitën e fundit.

Kjo ishte fitorja e parë e Kosovës pas një serie shumë të dobët, prej 8 humbjesh e dy barazimeve.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne