Kryeministri izraelit i drejtohet sot popullit të Kosovës

Prime Minister Benjamin Netanyahu (archive)

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, do t’i drejtohet sot me në video-mesazh popullit të Kosovës, me rastin e “Rosh Hashanah”, festë e njohur si “Viti i ri hebraik”.

Adresimi për popullin e Kosovës dhe komunitetin hebraik në Kosovë, do të shfaqet në një ceremoni festive të Vitit të Ri Hebraik e organizuar nga Kryerabinati i Shqipërisë.

Mesazhi Netanyahut vjen dy javë pas marrëveshjes së Washingtonit, në të cilën u përfshi edhe njohja mes Kosovës e Izraelit dhe vendosja e ambasadës së shtetit kosovar në Jerusalem.

Sipas agjendës së paraparë nga organizatorët, gjatë ceremonisë mund të ketë edhe një lidhje direkte me shefin e qeverise izraelite./Objektiv/


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne