“Kurrë nuk e kam besuar këtë virus”- Këngëtari shqiptar infektohet me COVID-19, publikon foton nga shtrati i spitalit

lajmi-i-fundit-ksineu-FIN

Këngëtari i njohur Valton Krasniqi është infektuar me koronavirus.

Ai ndau lajmin me ndjekësit në një postim në Instagram, ku u shpreh se nuk e kishte besuar se ekzistonte COVID-19.

2-56

Këngëtari publikoi një foto nga shtrati i spitalit dhe apeloi ndjekësit të ruajnë veten, familjen dhe miqtë e tyre.

Tani mora lajmin se jam pozitiv nga COVID-19, kurrë nuk e kam besuar këtë virus. Bëni kujdes, ruani veten, familjen dhe shoqërinë tuaj. Zoti ju ndihmoftë,”- shkroi Valton Krasniqi, krahas fotos.

Këngëtari nuk ka dhënë më shumë detaje rreth gjendjes së tij shëndetësore dhe simptomave që ka.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne