Kurti: Dialogu me kushtet e armikut është dorëzim

KUrti-01

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Qeveria Hoti, nuk është qeveri, e cila do të qeverisë pasi sipas tij, me të, do të qeverisë presidenti Hashim Thaçi.

Kurti tha se dialogu me Serbinë nuk mund të mbahet me kushtet e armikut.

Kurti thotë se protestat kundër qeverisë janë të pashmangshme dhe se ato, siç thotë ai, do të vijnë shpejt. Kurse sa i takon mundësisë se një marrëveshjeje me Serbinë, e negociuar nga presidenti dhe kryeministri, Kurti thekson se nuk do të ketë marrëveshje, sepse thotë ai, ‘Thaçi e Hoti, nuk kanë kapacitet për t’u përballur me Serbinë’.

Ai ka thënë se tash, Qeveria Hoti është qeveri koti. Kjo nuk është qeveri e cila do të qeverisë. “Kjo është qeveri, me të cilët do të qeveriset, qartazi (nga) presidenti, klani ‘pronto’. Këtyre të korruptuarve që u goditën nga katër muaj të qeverisës së mirë, iu leverdis një qeveri koti. Andaj, ne do ta bëjmë betejën tonë edhe brenda Kuvendit, edhe jashtë. Grupi ynë parlamentar do t’i marrë vendimet se kur, për çka, cilës gjykatë do t’i adresohet. Por, natyrisht që bëhet fjalë për një qeveri të dobët, jetëshkurtër, por ne do të kujdesemi që të mos e ketë dëmin e madh. Kurti tha se Gjykata Kushtetuese e ka zhvleftësuar veten”, tha Kurti.

“Protestat janë të pashmangshme, do të jenë paqësore dhe ne jemi partia më e madhe në Kosovë, jemi subjekti politik kryesor dhe më i fuqishëm në Republikën e Kosovës, andaj mendoj se me një qeveri të tillë të dobët, një opozitë kaq e fuqishme që po bëhet nga Lëvizja Vetëvendosjes dhe ndokush tjetër, duke e theksuar në veçanti kryeparlamentaren Vjosa Osmani, padyshim se i ka të gjitha mjetet e duhura për rezultatin e nevojshëm- e këto janë zgjedhjet e reja dhe shkurtimi i qeverisë së palighshme” ka thënë kreu i Vetëvendosjes.

Ndonëse nuk ka treguar sakt se kur mund të thirren protestat, ai këtë e ka paralajmëruar, se mund të ndodh shumë shpejt.

“Shumë shpejt do të vijmë deri tek protesta. Ne nuk kemi dashur të bëjmë protestë kur ishte në pyetje pushteti ose qeveria por për çështjet për të cilat egzistojmë si subjekt politik. Ato janë të pashmangshme”, është shprehur Kurti.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne