Kusari-Lila: Asnjëri nga qytetarët nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri

mimoza-kusari-lila

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari Lila kritikoi sot kryeministrin Hoti për mosrespektim të protokollit shëndetësor, i cili sipas saj sygjeron izolimin prej momentit të testimit deri te marrja e rezultatit.

Deputetja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, theksoi se Hoti ka vënë në rrezik shëndetin e popullatës duke takuar dhjetëra njerëz dhe biznese, si i infektuar me COVID.

“Pse z. Hoti pasi u testua doli në terren dhe takoi dhjetëra njerëz e biznese të cilët sot të gjithë potencialisht janë të rrezikuar e sigurisht disa prej tyre, nuk do t’iu ipet as mundësia për t’u testuar. Asnjëri nga ta nuk ia pat me borxh të marrë virusin nga Kryeministri.
A do të thotë kjo që në javën kur vdekshmëria nga pandemia arriti kulmin më të lartë, Kosova ka një Kryeministër që injoron protokollin, vënë në rrezik bashkëpunëtorët dhe qytetarët e vendit me vizita tē paarsyeshme për kohë pandemie, shkroi Kusari Lila në Facebook.

Ajo i dëshiroi Hotit shërim të shpejt dhe kthim në detyrën e tij, nga e cila, sipas saj, shpreson se i shëruar dhe i fortë do të largohet së shpejti.

“Z. Hoti, nga zemra ju uroj të shëroheni ju dhe të gjithë ata që janë të prekur nga ky virus. Gjithashtu, uroj që sa më pak të keni shpërndarë virusin tek bashkëpunëtorët që ishin me ju në vizita dhe poashtu tek ata që i vizituat. Ju asgjë nuk keni bërë për t’a lehtësuar këtë pandemi në Kosovë që kur jeni në atë zyre, ndërsa, me dje, edhe fizikisht keni rrezikuar biznese dhe jetëra njerzish”

“Uroj asnjë tjetër mos të ketë virusin, ndërsa ju me sjelljen tuaj pasi të jeni shëndoshë na keni dhënë edhe një arsye për të ju shkarkuar. Ndërsa, do të ishte shumë e duhur, sikur ju dhe qeveria të jepni dorëheqje vetë, të paktën do kishim një bindje se më në fund e kuptuat përgjegjësinë dhe jo përgjegjshmërinë tuaj”, shkroi kryetarja e Alternativës./


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne