Kuvendi shtynë mbledhjen e Kryesisë

Kryesia-e-Kuvendit-1-1068x602

Kuvendi i Republikës së Kosovës vendosi sonte për shtyrjen e mbledhjes së Kryesisë, e cila ishte paraparë të mbahej nesër (e hënë) në orën 11:00.

Këtë e bëri të ditur Drejtoria për marrëdhënie me publikun.

“Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paralajmëruar për nesër në orën 11:00, është shtyrë për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, njoftoi sot se ka rezultuar pozitiv për Koronavirus, ndërkohë që nuk dihet nëse deputetëve që kanë qenë në kontakt me të i është bërë testi apo jo.

Po sot, Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, dhe një zyrtar tjetër i lartë i administratës së Kuvendit, kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Të dy ata janë të izoluar në shtëpitë e tyre.

Lajmin se është prekur nga virusi korona e ka konfirmuar Krasniqi për AktivPress.

“Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka pohuar se rasti i tij nuk është i izoluar pasi është edhe një zyrtar tjetër i lartë i administratës që po ashtu është konfirmuar me Covid-19.

“Identiteti i zyrtarit të infektuar është i njohur për administratën e Kuvendit. Edhe ai është në izolim”, ka thënë Krasniqi.

Po ashtu, për shkak të përshkallëzimit të COVID-19 dhe shkaku që deputetë dhe administrata e Kuvendit janë prekur nga pandemia dhe se ende po bëhen testet, Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të njeriut rekomandoi Kryesinë e Kuvendit të mos mbajë mbledhje, përfshirë edhe komisionet parlamentare.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne