Ky futbollist i Kosovës u ndëshkua me karton të kuq direkt

121491450_3209122185883151_1939400109604656029_n-e1602704090612-780x439-1

Benjamin Kololli është ndëshkuar me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes nga gjyqtari izraelit, Roei Reinshreiber.

Kololli me të përfunduar ndeshja nga banka rezervë shkoi në drejtim të gjyqtarit për të kërkuar llogari për disa raste të kontestuara sipas tij.

Gjyqtari Reinshreiber në disa raste nuk akordoi gjuajtje të lirë (faull) në favor të Lirim Kastratit, i cili në dy raste mbeti i shtrirë nga goditjet e marra nga mbrojtësit helenë.

Reprezentuesi i Kosovës, Kololli edhe pse ishte zëvendësuar në fund të ndeshjes, ai e bëri këtë veprim dhe si pasojë do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të Kosovës, që do të zhvillohen në nëntor.

Të pa kënaqur me vendimet e gjyqtarëve ishin edhe Herolind Shala, Mërgim Vojvoda të cilët krijuan një tollovi në fund të ndeshjes.

Kololli sonte luajti në pozitën e qendërsulmuesit me partner Lirim Kastrati.

Kosova luajti baras pa gola në udhëtim me Greqinë në kuadër të Grupit 3 të Ligës së C.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluar ka grumbulluar dy pikë, dy barazime dhe dy humbje.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne