La Liga rifillon më 8 qershor

la liga

Kampionati elitar i futbollit spanjoll rifillon më 8 qershor.

Qeveria e Spanjës në një konferencë të mbajtur sot (e shtunë), ka bërë të ditur se La Ligas do t’i lejohet vazhdimi i kampionatit nga 8 qershori, përcjell lajmi.net. “La Liga mund të rifillojë më 8 qershor”, ka deklaruar kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez.

La Liga do të bëhet liga e dytë e madhe që rikthehet pas Bundesligës, e cila tashmë ka rifilluar kampionatin.

Në Spanjë, sezoni është ndërprerë pas xhiros së 27-të, dhe kanë edhe 11 xhiro për t’u luajtur, me Barcelonën që kryeson me 58 pikë, dy më shumë se Real Madrid.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne