Lajçak: Nesër në Bruksel diskutohet për pretendimet e përbashkëta financiare

Lajcak-01

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se Hoti dhe Vuçiq janë pajtuar që negociatorët e dy shteteve në nivelin e ekspertëve të diskutojnë zgjidhjen e pronave të përbashkëta dhe rregullimet për komunitetin jo shumicë.

Lajçak ka thënë se të dy temat janë komplekse, kështu që nesër do të diskutohet për pronat financiare ndërkaq në ditët e ardhshme rregullimet për komunitetin joshumicë.

“Presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti, janë pajtuar që negociatorët e tyre do të diskutojnë për zgjidhjen e pretendimeve për pronat e përbashkëta financiare dhe rregullimet për komunitetin joshumicë. Të dy temat janë shumë komplekse. Kjo është arsyeja pse ne do të diskutojmë pretendimet financiare nesër dhe rregullimet për komunitetin joshumicë në ditët në vijim”, ka shkruar Lajçak.

 

 

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne