Lamtumirë Mr.Bean, aktori nuk do te luaj më këtë rol

MR been 01

Mr Bean është një ndër personazhet më të dashur për të gjithë ne. Mirëpo, një lajm i trishtë ka ardhur për të gjithë fansat e tij. Aktori që luan Mr Bean, Rowan Atkinson gjatë një interviste për ‘Radio Times’  ka rrëfyer  që nuk do e shohim më në atë rol.

Arsyeja pse hoqi dorë nga roli më i dashur për publikun është digjitalizimi.

“Jemi të ekspozuar ndaj një spektri opinionesh dhe kjo është shumë e rëndësishme, por në kohët e sotme digjitalizimi i ka kthyer përdoruesit në një turmë që endet ‘rrugëve’ duke kërkuar për njerëz që t’i djegin. Është e frikshme për këdo që të bjerë viktimë e kësaj turme ndaj kjo gjë më ka mbushur me shumë frikë për të ardhmen”- thotë ai. 

Mbase ka të bëjë edhe fakti që Mr Bean është një personazh relativisht i vjetër në sytë e publikut, e mbase frika se njerëzit janë mërzitur duke e parë e ka shtyrë aktorin të marrë këtë vendim.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne