LDK nuk ka mbledhje kryesie

ldk-2-730x440-1

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do të mblidhet sot, ka konfirmuar ekskluzivisht  për gazetën Objektiv, sekretari organizativ i kësaj partie, Arban Abrashi.

Sipas tij,  drejtuesit më të lartë të LDK-së mund të takohen nesër, ditën kur presin  ta pranojnë aktgjykimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Njoftimi u bë i ditur pasi disa medie raportuan se kryesia e LDK-së do të mblidhet sot pasdite prej orës 16:00.

Kujtojmë që LDK ende nuk ka bërë publik emrat e ministrave në kabinetin qeveritar, teksa përbërja e Qeverisë së re do të diskutohet gjatë ditëve në vijim./Objektiv/


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne