Lehtësohen rregullat për mbajtjen e maskave në Zelandën e Re

file-20200811-24-xpuzff

Zelanda e Re ka vendosur që në pjesën më të madhe të vendit, ta heq detyrimin për mbajtjen e maskave të fytyrës në transportin publik por jo edhe në aeroplanë.

Autoritetet thanë se mbulimi i fytyrës nuk është i nevojshëm për publikun e gjerë, pasi nuk ka prova të transmetimit të koronavirusit në komunitet, tash e dhjetë ditë.

Nga mesnata e së mërkurës, maskat do të kërkohen vetëm në Auklland, epiqendrën e shpërthimit të fundit të Koronavirusit.

Jeta e përditshme në Zelandën e Re ishte kthyer kryesisht në normalitet gjatë muajit qershor, por virusi është rishfaqur në Auklland në gusht, qytet ky më i madhi i cili është rikthyer në izolim të përkohshëm.

Në total, Zelanda e Re ka konfirmuar 1,468 raste me koronavirus dhe 25 viktima.

Sipas të dhënave të Institutit Johns Hopkins, koronavirusi ka prekur mbi 31.8 milionë njerëz në të gjithë botën.Prej tyre, mbi 976,000 kanë vdekur dhe afro 22 milionë janë shëruar.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne