Madonna censurohet në Instagram për shpërndarje të dezinformatave

Madona-01

Ylli i pop-it Maddona është censuruar nga Instagram pasi që ndau me 15 ndjekësit e saj një video që fliste mbi një teori konspirative lidhur me pandeminë e CoViD-19.

Në  postimin e saj, këngëtarja deklaroi që një vaksinë për CoViD-19 tashmë ekziston, por është duke u fshehur në mënyrë që “të pasurit të bëhen edhe më të pasur”.

Instagrami ka etiketuar videon me përshkrimin “False Information” apo “Informacion i Rremë”.

Po ashtu ka lidhur shikuesit me një faqe ku shfaqen informacione që i hedhin poshtë pretendimet e këngëtares.

Videoja më vonë u fshi nga faqje e Madonna-s në Instragram, por jo para se fansat ta shikonin dhe ta sulmonin atë për faktin që shpërndau këtë video.

Mes tjerësh, edhe ylli pop Annie Lennoz e komentoi videon, duke thënë: “Kjo është çmenduri!!! Nuk mund ta besoj që je duke përkrahur këto teori të rrezikshme. Shpresoj që faqja jote është hakuar.”

Videoja në fjalë paraqiste një grup të njohur si America’s Frontline Doctors, të cilët ishin duke folur përpara Gjykatës Supreme të SHBA-së në një event të organizuar nga Tea Party Patriots Action.

Gjatë këtij klipi, Dr. Stella Immanuel, një mjeke në Houston, tha që ajo ka trajtuar me sukses 350 pacientë me koronavirus duke përdorur hidroksiklorokinë.

Facebook dhe Twitter kanë larguar videon nga faqet e tyre edhe para se ta postonte Madonna, kur e postoi Donald Trump, duke e konsideruar si dezinformatë dhe duke e penalizuar faqen e Trump me pamundësi për të postuar për 12 orë.

Kjo nuk është hera e parë që Madonna ka bërë deklarata kontraverse në lidhje me pandeminë. Në mars ajo postoi një video nga banja e saj, gjatë të cilës e përshkruan virusin si “barazuesin e madh shoqëror”.

Dy muaj më vonë ajo deklaroi që ka rezultuar pozitive për antitrupa të SARS-CoV-2, duke thënë që tani ka imunitet nga sëmundja. /Objektiv/


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne