Makina e Bugattit për fëmijë do të kushtojë 35 mijë dollarë

Bugati-01

Kompania e njohur automobilistike Bugatti, në bashkëpunim me kompaninë Little Car me qendër në Londër, kanë prodhuar 500 makina minielektrike për fëmijë.

Tashmë disa prej tyre janë në shtije, të disponueshme për tu blerë nga klientët. Kjo makinë e re mini elektrike quhet Bugatti Baby II dhe çmimi i saj fillon nga 35,000 dollarë.

Dizanji i ri, është një interpretim modern i Bugatti Baby me atë të një shekulli më parë. Në vitin 1926, dezinjuesi Ettore Bugatti dëshironte të bënte një makinë për djalin e tij, kështu që ai ndihmoi në krijimin e një kopje të makinës së famshme të garave Bugatti Type 35.

Fillimisht, ekzistonte vetëm një, por klientët e Bugatti ishin aq të kënaqur nga makina e vogël sa kompania bëri rreth 500 të tjera.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne