“Manchester United duhet të transferojë këta dy futbollistë”

Manchester United v Brighton and Hove Albion - Premier League - Old Trafford

Manchester United arriti të kualifikohej në Champions League vetëm në javën e fundit të kampionatit, duke mposhtur 2-0 Leicester dhe duke marrë vendin e tretë.

“Djajtë e Kuq” pritet të përforcohen shumë në merkato dhe sipas legjendës Ryan Giggs, momentalisht trajner i kombëtares së Uellsit, duhet të firmosin me dy futbollistë.

I pari, dihet. Jadon Sancho është një emër që po përflitet shumë për tu transferuar tek United, ndërsa emri i dytë, është kapiteni i Aston Villa, Jack Grealish. Sipas Giggs, United nuk duhet të kursehet për këto dy futbollistë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne