Mbi 1,700 pacientë në betejë me virusin Korona, 110 prej tyre po marrin trajtim spitalor

covid-infermier

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), në raportin e fundit 24-orësh, bëri të ditur se aktualisht në vend janë 1 mijë e 730 raste aktive.

110 prej tyre po marrin trajtim spitalor në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në pesë spitalet rajonale të Kosovës: Prizren, Gjakovë, Pejë, Ferizaj dhe Gjilan.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar (SHSKUK) njoftoi dje se tre pacientë janë me gjendje të rëndë, të vendosur në respiratorë ndërsa pjesa dërmuese e pacientëve janë të vendosur në oksigjeno-terapi.

Gjatë kësaj jave ka pasur rënie të numrit të të infektuarve dhe të të vdekurve nga virusi Korona.

Në raportin e fundit 24-orësh, nuk u regjistrua asnjë rast i vdekjes nga Koronavirusi teksa u shënuan 63 raste të reja pozitive dhe 87 të shëruar.

Numri total i rasteve pozitive është 15 mijë e 333 raste. Prej tyre janë shëruar 12 mijë e 987 pacientë ndërsa kanë vdekur 616.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne