Mbretëresha britanike vaksinohet kundër koronavirusit

elizabeth 01

 

Mbretëresha britanike Elizabeth II dhe burri i saj Philip kanë marrë vaksinën kundër COVID-19, tha të shtunën Pallati Mbretëror. Mbretëresha është 94 vjeç ndërsa Philip është 99.

Agjencia Reuters raporton se një burim mbretëror tha se vaksinat u administruan nga një mjek i familjes në vendbanimin e mbretëreshës Windsor Castle, duke shtuar se lajmi u bë publik për të kundërshtuar çdo spekulim.

Mbretëria e Bashkuar është vendi më i prekur në Evropë nga koronavirusi, me mbi 2.8 milionë të infektuar dhe mbi 78,000 viktima.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është zotuar se, nga 15 janari, në Angli do të jepen “qindra-mijëra vaksina” në ditë.

Mbretëria e Bashkuar e ka nisur procesin e imunizimit kundër koronavirusit më 8 dhjetor.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne