Meghan si aktore e listës B nuk ishte mësuar aq shumë me vëmendjen e publikut

fdfd

Përvoja e Meghan Markle-it si një aktore e listës B në serialin “Suits” nuk do ta përgatiste atë për vëmendjen globale që vjen me të qenit pjesë e një familje mbretërore, ka pohuar një eksperte mbretërore.

Përkundër faktit që Dukesha e Sussex-it, 38 vjeçare, ka pasur një karrierë të suksesshme duke luajtur në dramat juridike të SHBA-së, komentatorja mbretërore Katie Nicholl thotë për “9Honey” se fama e saj si aktore ishte krejt ndyshe nga ajo e një mbretëroreje.

Katie tha: “Unë mendoj se ajo që ajo ndeshi ishte pothuajse e pamundur për t’u përgatitur dhe sigurisht përvoja e saj si aktore e listës B nuk do të qëndronte në vend të saj”, shkruan Dailymail, transmeton gazeta Objektiv.

Meghan aktualisht po jeton në Los Angeles me burrin e saj Princin Harry, 35 vjeçar dhe djalin e tyre një vjeçar, Archie Mountbatten-Windsor.

Kur Princi Harry dhe Meghan njoftuan për herë të parë fejesën e tyre në nëntor të vitit 2017, shumë komentues prisnin që aktorja me origjinë amerikane do të ishte vazhdimisht në vëmendjen e familjes mbretërore.

Por vet Meghan Markle në një dokumentar të publikuar këtë vit, deklaroi se ajo kurrë nuk e parashikoi atë çfarë mund t’i bënte vëmendja e madhe e shtypit.

“Si aktore, ajo ishte mësuar të fotografohej në tapetin e kuq dhe ngjarje të mëdha, duke menduar që kjo ishte e vetmja formë me të cilën shtypi do të merreshin me të”, tha Katie.

“Ndërsa, unë mendoj që ajo nisi vërtetë një mision të pamundur dhe sigurisht përvoja e saj si aktore e listës B nuk e kishte mësuar aq sa duhet me vëmendjen që do të fitonte kur papritmas u bë gruaja më e famshme në botë”, ka thënë këshilltarja mbretërore lidhur me pozicioni e dukeshës Markle.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne