Mësohet identiteti i të dashurit sekret të Rita Orës!

gg

Këngëtarja Rita Ora gjatë dy ditëve të fundit është fotografuar në pushimet e saj në Ibiza, ku ndodhet me të dashurin e saj të ri, identiteti i të cilit deri më tani ka qenë sekret.

“The Sun” ka raportuar që Ora është në një marrëdhënie serioze me regjisorin e njohur Romain Gavras.

Këngëtarja para disa ditësh u fotografua me Faton Gashin dhe një grup të miqve të saj, dhe këtu lindën edhe dyshimet mbi lidhjen e saj me Gashin – por burimet afër saj insistojnë që ajo është në lidhje dashurie me Romain

Sipas këtyre burimeve, Gavras dhe Ora janë në lidhje që katër muaj dhe kjo lidhje është serioze. Tani, ajo është fotografuar në pushime me regjisorin.

“Rita ishte duke kaluar kohë me disa miq, duke përfshirë edhe Fatonin. Por ajo është në lidhje serioze me Romain. Është hera e parë në shumë vite që ajo është në lidhje serioze me dikë,” tha ky burim për “The Sun”.

Romain është një regjisor me prejardhje greke dhe franceze. Ai është 39 vjeç, 10 vjet më i vjetër se sa Ora. Ai është regjisori prapa videoklipit të Kanye West dhe Ja-Z për këngën “No Church in the Wild” në vitin 2012 dhe pas filmit komedi “The World Is Yours” të vitit 2018.

Kjo nuk është hera e parë që ky çift i ri janë fotografuar së bashku. Ata për herë të parë u kapën nga mediat ndërkombëtare me 27 korrik, pas festës për ditëlindjen e mikes së saj, Anda Vlasaku.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne