Meta mbajti fjalim në OKB, kërkon anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë

ilir-meta-1-229340

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në OKB, do të sillte përfitime për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.

Gjatë fjalimit në sesionin e 75-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kreu i shtetit shqiptar tha se tha se faktori shqiptar vazhdon të mbështesë kursin evropian dhe euroatlantik në të gjithë rajonin, duke forcuar në të njëjtën kohë bashkëpunimin rajonal dhe realizimin e projekteve ambicioze.

Ai përshëndeti marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington.

“Ne e mirëpresim marrëveshjen për normalizimin ekonomik të arritur midis Kosovës dhe Serbisë, e cila u ndërmjetësua dhe u garantua nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Mbetemi shpresëplotë se kjo marrëveshje do të injektojë një dinamizëm të ri në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, të dyja vendet duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të arritur një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme të njohjes reciproke, si dhe të normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes tyre”, deklaroi presidenti Meta.

Meta në vijim të fjalimit tha se Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është një eksportuese e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkan.

“Kosova ka ngritur në këmbë një kornizë të fortë kushtetuese dhe ligjore që siguron mbrojtjen e papërjetuar më parë të të drejtave të pakicave dhe të trashëgimisë së tyre kulturore. Kjo është plotësisht në përputhje, madje edhe e tejkalon kuadrin ligjor përkatës evropian për sa i përket mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Sot Kosova është anëtare e shumë organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale. Anëtarësimi i Kosovës në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare”, tha Meta.

Ndër temat kryesore që u ndal kryetari i shtetit shqiptar ishte integrimi i Shqipërisë në BE.  Sipas tij, objektivi më i rëndësishëm strategjik i Shqipërisë mbetet ende anëtarësimi në BE. Duke u ndalur në vitin e vështirë që kaloi vendi, goditur nga dy tërmete të fuqishme, që shkaktuan më shumë se 50 të vdekur dhe një miliard dollarë amerikanë dëme, Meta falënderoi kombet mike që e ndihmuan Shqipërinë në kohën kur kishte aq shumë nevojë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne