Moti për vikend me diell dhe vranësira mesatare

Moti-01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njoftoi se gjatë vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e fushave anticiklonike por jostabile.

Sot nuk parashihet të ketë reshje përpos në kryeqytet me rrethinë parashikohen reshje të izoluara, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Kurse pjesët tjera të territorit mbetën nën ndikimin e rrezeve të diellit dhe vranësirave kalimtare.

Të dielën, njofton IHMK-ja, fillimisht moti do të jetë me intervale të shkurta me diell, por më vonë, pritet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat nuk do të jenë stabile dhe për pasojë parashihen të sjellin reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-22 gradë Celsius”, theksohet në parashikimin e motit.

Kushtet biometeorologjike mbeten të mira, për shkak të prezencës aktive të këtyre elementeve meteorologjike. “Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-9 m/s, ndërsa në Dukagjin shpejtësia e erës do të jetë nga 1-16 m/s”, përfundon njoftimi i IHMK-së.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne