Naomi Campell përshkruan vajzën e Beyoncé dhe Jay-Z, Blue Ivy Carter

BeFunky-collage-12-1024x571

Tetë vjeçarja Blue Ivy Carter është lavdëruar shumë nga njëra ndër supermodelet më të mëdha, Naomi Campell.

Vajza më e madhe e Beyoncé dhe Jay-Z është shumë “e dashur” dhe “shumë inteligjente” tha Campell gjatë një interviste me Andy Cohen në “What What Happens Live!”.

“Po e kam takuar, ajo është një vajzë shumë, shumë e dashur,” tha supermodelja. “Ajo është shumë e zgjuar, e pjekur dhe shumë inteligjente.”

Blue Ivy tashmë ka filluar të bëjë një emër për veten, duke u paraqitur përkrah prindërve të saj në shumë projekte të tyre dhe shumë evente të Hollywood-it.

Ajo së fundmi ka fituar çmimin e saj të parë BET për këngën “Brown Skin Girl” dhe do jetë pjesë e filmit të ri nga Beyoncé për Disney, “Black King”.

Gjyshja e saj, Tina Knowles Lawson, tha që ajo tashmë është duke i ndjekur trendet e bukurisë: “Ajo është një artiste makijazhi shumë e mirë. Ajo vendos gurë në sytë e saj dhe bënë gjëra shumë luksoze me makijazh. Është një artiste e vogël. I kam blerë shumë produkte makijazhi, edhe pse babait të saj nuk i pëlqen kjo. Por ajo vetëm luan me to.”


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne