Napoli pranë eliminimit, Benfica – Arsenal pa fitues

rr

Një nga sfidat më të zjarrta të mbrëmjes në Europa League ishte ajo mes Benficas dhe Arsenalit që u mbyll në barazim 1-1, duke e lënë të hapur çështjen e kualifikimit. Të dy golat u shënuan në pjesën e dytë. Fillimisht realizoi Pizzi i skuadrës portugeze, me 11-metërsh, ndërsa për “Topçinjtë” barazoi Saka.

Napoli është me një këmbë jashtë garës, pas disfatës 2-0 në fushën e Granadas, për të cilën realizuan Herrera dhe Kenedy në një hark kohor prej dy minutash (19’ dhe 21’).

Merr rezultat mjaft pozitiv Ajaxi i Amsterdamit, që iu imponua 1-2 francezëve të Lille. Vendësit kaluan të parët në epërsi me Weah, por “harkëtarët” u kundërpërgjigjën me Tadic (11-m) dhe Brobbey.

Villareali gjithashtu shkon me avantazh shumë të madh në sfidën e kthimit pas suksesit 0-2 në fushën e Salzburgut, ku realizuan Alcacer (humbi gjithashtu 11-metërsh në pjesën e parë) dhe Nino.

U shënuan plot shtatë gola në sfidën mes Antwerpit dhe Rangers, ku pati përmbysje e ripërmbysje e ku në fund triumfuan skocezët 3-4.

Përfundoi 3-3 Molde-Hoffenheim, ndërsa Maccabi Tel Aviv – Shaktat Donetsk u mbull 0-2.

Rezultatet:
Antwerp-Rangers    3-2
Benfica-Arsenal        1-1
Granada-Napoli       2-0
Maccabi–Shakhtar   0-2
Lille-Ajax                     1-2
Molde-Hoffenheim 3-3
RB Salzburg-Villareal       0-2


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne