Ndryshimet klimatike janë duke kthyer borën e Antarktikës në të gjelbër

bora antarktiku

Shkencëtarët kanë krijuar hartën e parë të madhe të algave mikroskopike në gadishullin e Antarktikes, që janë duke u rritur në sipërfaqen e borës që është duke u shkrirë, duke e mbuluar sipërfaqen me ngjyrën e gjelbër, dhe potencialisht duke krijuar një burim të ri ushqyes për speciet e tjera.

Grupi britanik pas hulumtimit besojnë që lulëzimi dhe rritja e këtyre algave do të rritet në të ardhmen për shkak se ngrohja globale është duke krijuar kushtet që u nevojiten për të jetuar.

Në disa zona, këto specie njëqelizore janë aq të dendura sa e kthejnë borën në ngjyrë të gjelbër dhe mund të shihen nga hapësira, sipas studimit, që u publikua të mërkurën në Nature Communications.

Biologjistët nga Universiteti i Cambridge dhe The British Antarctic Survey kanë kaluar 6 vite duke hulumtuar dhe matur algat e borës, duke shfrytëzuar një kombinim të të dhënave nga satelitet dhe të dhënave nga vrojtimet direkte të zonës.

Si rezultat kanë krijuar hartën e parë të gjerë mbi algat e gadishullit, që do të përdoret si bazë për të vlerësuar shpejtësinë në të cilën kontinenti i bardhë po kthehet në të gjelbër për shkak të krizës klimatike dhe potencialisht duke ofruar ushqim për speciet e tjera.

Hulumtuesit po ashtu kanë zbuluar që këto alga kanë krijuar lidhje të ngushtë me sporet e vogla të kërpudhave dhe me bakteret, duke krijuar një lloj komuniteti, i cili sipas studimit mund të jetë fillimi i një ekosistemi të ri.

Studimi ka identifikuar rreth 1679 lulëzime të veçanta të këtyre algave të borës së gjelbër, që së bashku mbulojnë një zonë prej 1.9 km katrorë. Dy e treta e tyre janë gjetur në ishuj të ulët dhe të vegjël rreth gadishullit, të cilat kanë përjetuar nxehtësinë ndër më intensive në botë, sipas të dhënave të reja mbi temperaturat.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne