Në Turqi e ruajtën ushtarët, por monopolitin në Kongo e kallin si për 1 Maj

monopoliti3-600x360-1

Si në disa shtete tjera, edhe në Republikën Demokratike të Kongos është shfaqur një monopolit misterioz.

Përderisa në vendet tjera objekti u bë tërheqës për t’u fotografuar pranë tij e në Turqi e morën aq seriozisht sa e ruajtën me ushtarë, monopoliti “i gjorë” pati pritje “më pak” miqësore në shtetin afrikan – ai u shpua e u dogj.

Struktura e gjatë mbi 3.5 metra u shfaq të në lagjen Bandal të kryeqytetit kongolez, Kinshasa, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Kalimtarët e rastit filluan të mblidheshin rreth objektit dhe nisën të bëjnë fotografi e të diskutojnë për prejardhjen e mundshme të monopolitit para se të publikoheshin fotografitë e tij duke u shkatërruar.

Deri më tani, objekte të ngjashme janë shfaqur në dhjetë shtete, në pjesë të ndryshme të botës, duke nxitur teori të shumta për prejardhjen e monopolitit.

Dëshmitarët thanë se banorët e shkatërruan strukturën për të parë se çfarë kishte brenda. Brendësia e objektit ishte e zbrazët, sepse vetëm një strukturë me shtylla i mbante të ngjitura fletët metalike.

Kryetari i lagjes ku u shfaq objekti tha se një pjesë të materialit ua ka dërguar shkencëtarëve, me shpresë se do të merret vesh diçka për prejardhjen.

Më 8 shkurt, në provincën juglindore të Turqisë, Sanliufra, u shfaq një monolit me shkrim të turqishtes së vjetër. Objekti u rrethua dhe u ruajt nga disa ushtarë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne