Nisi sot viti i ri shkollor në kushte pandemie

1027B1E8-00BD-42ED-8FF9-9784176601D7_w1023_r1_s

Sot, e hënë (14 shtator), në Kosovë nis viti i ri shkollor, shtatë muaj pas mbylljes së detyruar si pasojë e pandemisë së Koronavirusit.

Mësimi do të nis në shumicën e shkollave të vendit, bazuar në rekomandimet dhe masat e ndërmarra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga COVID-19.

Përjashtim do të bëjnë një numër i vogël i shkollave që janë vonuar me përgatitje infrastrukturore.

Ministria e Arsimit ka shpërndarë nëpër shkolla gjysmë milioni maska, bartja e të cilave  është obligative nga nxënësit dhe personeli tjetër i shkollës.

Sipas vendimit që e kanë marrë MASH-i dhe komunat, mësimi do të nisë në dy faza.

Më 14 shtator fillojnë mësimin klasat 0 deri në 6 dhe klasa e 10’të. Për klasat 4 dhe 5 u është lënë drejtorive komunale të vendosin se në çfarë forme do ta zhvillojnë mësimin, në shkolla apo nga distanca.

Kurse faza e dytë e mësimit do të nisë më 21 shtator. Në këtë fazë përfshihen klasat 7,8 e 9 të arsimit të mesëm të ulët dhe klasat 11 e 12 të arsimit të mesëm të lartë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne