Numër rekord infektimesh me COVID-19, shkaktar tubimet elektorale

Të dielën është shënuar numri më i madh për këtë vit deri më sot, i rasteve të të infektuarve me COVID-19, brenda 24 orëve.
398 persona rezultuan pozitivë, prej tyre 141 vetëm në Prishtinë, njofton Klan Kosova.
Për këtë reagoi edhe i pari i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, që tha se pas fushatës me tubime, ekzekutivi nuk mund të ketë kredibilitet moral të kërkojë nga qytetarët çfarëdo mbyllje.
Një përhapje më të madhe të infeksionit si pasojë e mosrespektimit të masave, kishin paralajmëruar edhe ekspertët.