Osmani bisedon me përfaqësuesit e OKB-së rreth menaxhimit të pandemisë

2020_05_22_Kryetarja-Osmani-u-takua-me-Ekipin-e-Kombeve-të-Bashkuara-të-Kosovës-dhe-përfaqësues-të-Agjencive-të-KB-së-1

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani u takua sot me Koordinatoren për Zhvillim të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ulrika Richardson dhe përfaqësues të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Në njoftimin e zyrës për informim thuhet se Kryetarja Osmani e falënderoi znj. Richardson dhe të pranishmit për rolin aktiv dhe kontributin thelbësor që Agjencitë e KB kanë dhënë në adresimin e sfidave socio ekonomike gjatë periudhës së pandemisë. Ajo vlerësoi lart përkushtimin për një menaxhim sa më efikas dhe human të kësaj situate.

“Angazhimi i UNKT dhe agjencive të KB gjatë kësaj periudhe është modeli më i mirë se si përmes partneritetit të mirëfilltë dhe të sinqertë mund t’ia dalim që me sukses të përballojmë situata të tilla të përmasave jashtëzakonisht sfiduese” – theksoi Osmani.

Nga ana e UNKT, Znj. Richardson potencoi që ishte shumë me rëndësi që masat janë ndërmarrë dhe para paraqitjes së rastit të parë në Kosovë, dhe që për shkak paraqitjes së mëvonshme të virusit në vend, institucionet kishin fatin të mësojnë nga eksperienca e vendeve të tjera.

Tutje, palët diskutuam rreth modaliteteve për angazhim të përbashkët në promovimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm – OZHQ. U theksua se OZHQ-të kanë për qëllim prosperitetin e një shoqërie andaj duhet të ju kushtohet vëmendje e veçantë në mënyrë që kjo agjendë global të shënoj progres edhe në Kosovë.  Në mes tjerash, në frymën e muajit për rëndësinë e shëndetit mendor, në takim u përmend dhe rëndësia e kujdesit ndaj shëndetit mendor, me theks të veçantë në impaktin që ka pas përballja me pandeminë tek popullata dhe profesionistët shëndetësor.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne