Pacolli: Do të jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson që jo

pacolli

Deputetja e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Fitore Pacolli është përfshirë në debatin që e nxiti deputeti, Liburn Aliu, ndaj një shkrimi të gazetarit, Besnik Krasniqi, rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Gazetari i cili vete na tregon se GjK qenka e kapur nga PDK, pastaj del me burime te brendshme sipas tij nga GjK. Kah këto burime te brendshme kur GjK qenka e kapur nga PDK? E respektojmë punën e pavarur te medias, e siç e tha edhe Liburni, mund te jete tërësisht koincidence qe interesat e Kadri Veselit përputhen me atë qe parashikon gazetaria e burimeve anonime.

Ne e dimë qe do te jemi fitues mbi 50%, por Kadri Veseli shpreson qe jo. Pra, Veseli beson qe VV-ne nuk mundet me e ndale, por shpreson qe ajo nuk do t’i merr mbi 50% dhe mundet me u be ai pastaj kryeministër”, ka shkruar ajo në Facebook.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne