Pandemia ulë numrin e aksidenteve, 22% më pak aksidente se vitin e kaluar

menza aksident

Masat e kufizimit të lëvizjes për parandalimin e pandemisë Covid-19 në Kosovë kanë bërë që të ulet numri i aksidenteve për 22.68 për qind në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës vetëm gjatë këtij viti në rrugët e vendit kanë ndodhur 8005 aksidente, derisa vitin e kaluar numri i tyre ishte 10353.

Policia thotë për Gazetën Objektiv se nga muaji janar i këtij viti e deri në gusht, 43 aksidente kanë përfunduar me fatalitet, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, në vend ndodhen 59 aksidente fatale.

Numri i personave që kanë humbur jetën në këto aksidente këtë vit është 45, derisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 69 persona humbën jetën.

Megjithëkëtë, në  gjatë vitit 2020 aksidentet me dëme materiale në vend janë ulur për 25.05 %.

Autoritetet e rendit thonë po ashtu se për shkelje të rregullave në trafik dhe tejkalim të shpejtësisë këtë vit janë shqiptuar 247034 tiketa për ngasësit e veturave, derisa vitin e kaluar u shqiptuan 283097 tiketa.

Megjithatë, kjo rënie e numrit të aksidenteve në këtë vit për 22.68% nga ekspertët e sigurisë rrugore po shihet si e ulët.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj tha për gazetën Objektiv se institucionet e vendit nuk kanë bërë mjaftueshëm për vetëdijesimin e ngasëseve të automjeteve.

“Qeveria nuk ka marrë asnjë masë preventive sa i përket sigurisë rrugore. Kampanjat vetëdijësuese e luajnë një rolë të vogël. Ajo e ka efektin vetëm momental. Për me parandaluar aksidentit duhet të hulumtohen faktorët që ndikojnë në aksidente. Institucionet tona nuk merren më to”, ka thënë ai.

Dedaj ka edhe një propozim se si të ulët numri i aksidenteve në vendin tonë.

“Në Kosovë duhet të jenë në funksion eliminimi i pikëve në patën shofer për 2 vjet, 9 pikë me ju eliminuar. Këtu nuk ekziston poligoni i sigurisë për ta definuar se kush është shofer i ri dhe kush nuk është shofer. Nuk i kemi të definuar shoferët e vjetër në bazë të pensionit, në bazë të certifikatave shëndetësore, për të j’au ndaluar atyre mos me drejtuar automjetin brenda perimetrit 25 km prej shtëpisë”, u shpreh Dedaj për Objektiv.

Dedaj ka radhitur edhe pesë faktorët që po ndikojë në shkaktimin e aksidenteve  rrugore.

“Faktori njeri që përfshinë zakonisht 85% të rasteve, pastaj faktori rrugë 8% deri në 10 % të rasteve, pastaj faktori automjet 3% deri në 5% të rasteve, faktori i komunikacionit në rrugë me 1% të rasteve dhe komunikacioni incident, sikurse akulli, vaji e zhavorri në rrugë etj. me 1% të rrezikshmërisë”, ka pohuar më tej Dedaj duke shtuar se këto të dhëna janë të bazuara nga një studim i bërë nga Bashkimi Evropian


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne