Përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes

Easy-to-Peel-Hard-Boiled-Eggs-square-e1593125717146-696x560

Të ngrënit vezë në mëngjes sjellë një mal me përfitime shëndetësore, falë proteinave dhe yndyrave të shëndetshme që posedon.

5 arsyet përse duhet të hani vezë të ziera në mëngjes

Vezët iu mbajnë të ngopur më shumë sesa tosti ose drithërat

Proteina dhe yndyrat në vezë sigurojnë nivele të larta energjie, duke iu mbajtur juve të ngopur deri në vaktin ushqimor të drekës.

Vezët ndihmojnë në humbjen e peshës

Studimet kanë treguar se njerëzit që hanë vezë në mëngjes kanë më të ngjarë të humbin peshë sesa të tjerët që hanë ushqime të tjera në vaktin e parë ditor.

Vezët janë një burim i madh i proteinës

Vezët përmbajnë sasi të mjaftueshme të plotësimit të nevojave ditore si të aminoacideve, ashtu edhe të proteinave.

Vezët ndihmojnë në zhvillimin e trurit dhe mbajtjen në mend

Kolina, ushqyesi esencial në vezë, stimulon trurin dhe funksionin e tij, transmeton lajmi.net.

Vezët përmirësojnë shikimin

Të dy antioksidantët që kanë në posedim vezët, lutini dhe zeaksantini, mbrojnë sytë nga dëmtimi i rrezeve ultravjollcë. Gjithashtu, ushqimi në fjalë mbron sytë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne