Përveç Arben Gashit, edhe dy zyrtarë të Kuvendit infektohen me Koronavirus

kuvend

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka njoftuar sot se ka rezultuar pozitiv në testin për Koronavirus.

Përveç Gashit,  lajmin se është prekur nga virusi Korona e ka konfirmuar edhe sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

“Pas kryerjes së testit ka rezultuar të jem prekur me Covid-19. Menjëherë e kam njoftuar Kuvendin dhe aktualisht jam në izolim në shtëpi”, ka thënë Krasniqi për aktivpress.Ai ka pohuar se rasti i tij nuk është i izoluar pasi është edhe një zyrtar tjetër i lartë i administratës që po ashtu është konfirmuar me Covid-19.

“Identiteti i zyrtarit të infektuar është i njohur për administratën e Kuvendit. Edhe ai është në izolim”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, pak më parë Kuvendi njoftoi se ka anuluar mbledhjen e Kryesisë, e cila ishte paraparë për nesër.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne