Pirlo pritet të emërohet trajner i Juventusit

Pirlo-01

Legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, është duke u bërë gati ta nisë karrierën e tij si trajner, pasi që Goal raporton se Juventusi do t’ia besojë atij drejtimin e ekipit U23.

Ish-mesfushori italian raportohet të ketë arritur marrëveshje me gjigantin e Serisë A për ta marrë pozitën e trajnerit të ekipit U-23, të cilën e mbante Fabio Pecchia, i cili i dërgoi bardhezinjtë deri në çerekfinale të barazhit për ngritje në Serie B, transmeton Gazeta Express.

Kjo marrëveshje mes Pirlos dhe Juventusit pritet të zyrtarizohet gjatë ditëve në vijim. Pirlo e kishte shijuar një karrierë mbresëlënëse si futbollist profesionist, një pjesë të së cilës, nga viti 2011 deri më 2015, e kaloi në Juventus.

Ndikimi i tij si personalitet dhe aftësitë e tij si mesfushor i ndihmuan Juventusit t’i fitojë katër tituj radhazi të Serisë A gjatë kohës së tij në klub, si dhe Kupën e Italisë 2014/15 dhe Superkupën e Italisë në vitin 2012 dhe 2013.

Pas karrierës së tij mbresëlënëse si futbollist, tani Pirlo do ta nisë karrierën me ekipin U23 të Juventusit, pasi u pensionua në vitin 2017, pas tre vjetëve me klubin amerikan New York City FC.

Goal raporton se edhe ish-portieri i Juventusit, Marco Storari, do të jetë pjesë e stafit të Pirlos në ekipin U23, pasi që 43-vjeçari do ta marrë rolin e drejtorit sportiv.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne