PSG ofron 60 milionë euro për Icardin

icardi

Paris Saint Germain raportohet se kanë ofruar 60 milionë euro për të nënshkruar me sulmuesin e Interit, Mauro Icardi, në një marrëveshje të përhershme.

Icardi ka kaluar një sezon si i huazuar te PSG, duke shënuar 20 gola në 31 paraqitje, me skuadrën franceze që fitoi titullin në Ligue 1.

Tani, Fabrizio Romano, raporton për Sky Sport Italia, se gjigantët francez do të donin transferimin e argjentinasit por jo për opsionin 70 milionë euro sipas marrëveshjes së mëhershme, përcjell lajmi.net.

PSG do të propozojnë 50 milionë euro për Icardin, dhe 10 milionë euro tjera bonuse.

Francezët kishin afat deri më 31 maj për të blerë 26 vjeçarin për 70 milionë euro, por Romano siguron se bisedimet janë në vazhdim mes tyre dhe Interit.

Edhe pse tani oferta është 60 milionë euro, prapë do të ishte një shumë e mirëpritur për Interin, pas krizës së shkaktuar nga COVID-19.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne