Qentë mund të nuhasin CoViD-19 me 94% saktësi, sipas një studimi të ri

coronavirus qente

Qentë mund të nuhasin koronavirusin me saktësi prej 94% – duke rritur mundësin e testeve të menjëhershme në eventet sportive, aeroportet, koncertet etj. ka zbuluar një studim i ri.

Hulumtuesit kanë trajnuar 8 qenë nga Forcat e Armatosura Gjermane për të dalluar pështymën njerëzore të infektuar me CoViD-19 nga pështyma e shëndetshme, sipas studimit që u kryesua nga Universiteti i Mjekësisë Veterinare Hanover dhe Shkolla Mjekësore Hanover.

Hulumtuesit pastaj vendosën mostra nga 1000 njerëz dhe urdhëruan qentë që të zbulojnë mostrat e infektuara – dhe zbuluan që këto kafshë ishin të saktë në 94% të rasteve.

Mendohet që këto kafshë arrijnë të dallojnë mostrat e personave të infektuar pasi që virusi ndryshon plotësisht kiminë e brendshme të personit të infektuar – duke i dhënë pështymës një aromë të ndryshme nga ajo normale, tha një hulumtues i involvuar në këtë studim.

“Ne mendojmë që qentë janë të aftë të detektojnë një aromë specifike të ndryshimeve metabolike që ndodhin tek këta pacientë,” tha Maren von Koeckritz-Blickwede, një profesor në universitetin në fjalë që kreu studimin.

Studimi ka krijuar shpresë që qentë mund të ndihmojnë në parandalimin e shpërthimeve të reja të CoViD-19 në shoqëri, duke i përdorur si testues të shpejtë në evente të ndryshme publike dhe aeroporte, thanë hulumtuesit.

Gjatë studimit, qentë u trajnuan për një javë para se të mësonin të nuhasnin sëmundjen me saktësi të papritur, thanë hulumtuesit, që po ashtu përdorën mostra të sekrecionit respirator. Studimi nuk tregon se çfarë racë e qenve u trajnuar, por mendohet që Labradorët kanë qenë të involvuar.

Qentë mund të nuhasin aroma me saktësi dhe fuqi deri në 10,000 herë më të madhe se njerëzit dhe siç është treguar edhe në studimet e më hershme, ata janë të zot që të detektojnë sëmundjet si malaria dhe kanceri.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne