Real Madrid kishte bërë këtë ofertë marramendëse për Messin

mesi-real
Lionel Messi është parë prej kohësh simboli i Barcelonës, që kur Ronaldinho u largua nga klubi në vitin 2008. Megjithatë, ai ka pasur mundësinë që të nënshkruajë për Real Madrid, por argjentinasi refuzoi.

Duket e pamundur të imagjinohet argjentinasi me fanellën e famshme të bardhë, por kjo ishte me të vërtetë ëndrra dhe plani i Florentino Perez në vitin 2013.

Sipas gazetarit italian, Gianluca Di Marzio, oferta u bë para se të fillonte dominimi evropian i Real Madridit.

“Propozimi nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez , u prezantua në vitin 2013 ku ai ofroi 250 milionë euro për argjentinasin”.

“Këto para fillimisht ishin menduar për rizhvillimin e ‘Santiago Bernabeut’”.

“Sidoqoftë, përgjigja e Messit ishte shumë e prerë, ai tha” Unë nuk do të shkoj në Real Madrid, ju po humbni kohë”, ka shkruar Marzio në librin e tij ‘Grand Hotel Calciomercato’.

Kjo ofertë ishte publikuar më parë nga Football Leaks në vititn 2018, megjithatë Di Marzio ka hedhur më shumë dritë mbi situatën.

E vërteta është se Real Madrid nuk ishte i vetmi klub që u përpoq ta merrte Messin.

Interi, Chelsea, Paris Saint-Germain dhe Manchester City gjithashtu kanë bërë oferta në vitet e shkuara.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne