Reçica jep lajmin e mirë për pensionistët, veteranët dhe kategoritë tjera të dala nga lufta

129228834_745456542721023_1561836681023322088_o-600x360-1

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka njoftuar se pensionistët, veteranët dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 dhe me qëllim të ruajtjes së shëndetit, ju është shtyrë afati i lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.

Ministri Reçica ka kërkuar nga këto kategori që mos të paraqitën në zyrat e pensioneve deri në këtë datë, sepse nuk do t’ju ndërpritet pensioni.

“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me Covid 19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021.
Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë.
Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dalura nga lufta”, ka shkruar Reçica.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne