Rihanna mahnit fansat me dukjen natyrale në imazhet e reja

Rihana-01

Këngëtarja e njohur, Rihanna, është ndër personazhet që nuk e ka problem të dal pa makijazh në publik. Aq më shumë, kur kohëve të fundit ajo po praktikon vet makijazhin, në fillimin e çdo videoje ajo shfaqet natyrale, shkruan Daily Mail.

Kështu ka bërë edhe në një paraqitje të fundit, derisa mësonte fansat e saj për rutinën e saj ditore. Bukuroshja fillimisht në rrjetin social Instagram ka ndarë disa fotografi, me të cilat ngjalli reagime pozitive të ndjekësve.

Në të njëjtën kohë ajo vinte në pah produktet e “Fenty Beauty”, biznes ky që e ka distancuar nga prurjet e reja muzikore. 32-vjeçarja padyshim që me pak makijazh u bë shumë atraktive, derisa tiparet e fytyrës i komentohen në masë të madhe.

Ndërkaq, sa i përket jetës personale, në rrjet po flitet se ajo dhe reperi ASAP Rocky kanë filluar lidhje dashurie.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by badgalriri (@badgalriri)


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne