Rivaldo tregon ku dhe pse do të transferohet Bale

hi-res-585440990ef1b88141d99abca264d820_crop_north

Legjenda e Brazilit, Rivaldo, ka marrë vëmendje të madhe në media me deklaratën e tij më të fundit. Ish-futbollisti i Barcelonës ka folur për Gareth Bale, duke e “transferuar” atë te Newcastle dhe duke dhënë dy arsye shumë të forta.

“Newcastle do të jetë një nga ekipet “big” në afatin kalimtar të verës. Shumë para do të investohen në klub dhe të jeni të bindur se do të transferojnë të paktën një emër të madh, për t’iu treguar tifozëve ambiciet që kanë pronarët e rinj”.

“Mendoj se Newcastle do të ishte destinacion i përkryer për Gareth Bale. Ai do të rifitonte rolin e liderit të skuadrës, siç e kishte te Tottenham, si dhe do të fitonte para me thes”, u shpreh legjenda braziliane.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne