Ronaldo i bën vetes një tjetër dhuratë “të çmendur” (FOTO)

ronaldo

Cristiano Ronaldo ka qenë protagonist absolut i sezonit të Juventusit, dhe shpreson të jetë akoma në Champions League. Kampioni portugez ka fituar atë që ka qenë titulli i nëntë radhazi për klubin bardhezi dhe ka vendosur të festojë duke i bërë vetes dy super dhurata.

Dhurata e parë që CR7 i ka bërë vetes ka qenë një jaht super luksoz 27 metra, i blerë për më pak se 6 milionë euro.

Dhurata e dytë ka qenë arritja e marrëveshjes për të siguruar modelin special të Bugatti-t 110 për të cilin flitej prej muajsh. Bëhet fjalë për një veturë të veçantë të realizuar për të festuar 110 vitet e themelimit të markës.

Ekzistojnë vetëm 10 modele të tilla. Kosto e saj? Rreth 8 milionë euro.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne