Ronela Hajati mahnitë me pamjen dhe linjat trupore

ronelahajatiofficial_105038385_3007820455963089_5879433244458198205_n (1)

Ronela Hajari së fundmi ka qenë mjaftë aktive në rrjetet sociale duke publikuar imazhe të ndryshme.

Ajo ka ndarë disa foto ku mesa duket janë skena nga klipi, për projektin e ri që do ta sjellë në ditët në vijim.

Ajo njihet për pamjen e saj origjinale dhe është nga të paktat këngëtare që nuk ka ndërhyrje kirurgjike, që nga paraqitjet e saj të para po të hysh në arkiv të fotografive të saj, përveç avancimit në grim fytyra e saj është po e njëjta,

Fansa e saj nuk i kursyen pëlqimet dhe komentet e tyre, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për fizikun e saj perfekt.

Në këto foto ajo ka lënë disa mbishkrime interesante që mesa duket janë vargjet e këngës që do të sjellë ajo.

“Hajde baby thirrem Miss,ta kallxoj ku jena…!”, ka qenë njëri nga mbishkrimet që ka lënë Ronela në foto.

Ajo gjithashtu ka deklaruar se kënga është nga të preferuarat që ka dhe me padurim po e pret publikimin e saj.

View this post on Instagram

Yo perreo sola 🥵 @iljanstermolli @sagerimakeup

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on

Ditë më parë Ronela e ftuar në një emision shqiptarë konfirmoi ndarjen nga këngëtari Yong Zerka. Ajo u shpreh se është vetëm dhe se karantina e ka ndihmuar të gjejë veten.

Jam vetëm. Jam më e padashuruar se kurrë. Karantina më ka ndihmuar të gjej veten”, u shpreh Ronela.

Dyshja kishin vite me njëri-tjetrin dhe ishin ndër çiftet e preferuara të estradës edhe pse për një kohë shumë të gjatë e mbajtën lidhjen e tyre sekrete ku edhe pas aludimeve të mediave ata asnjëherë nuk e pranuan se janë bashkë deri në nëntor të vitit të kaluar.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne