Rreth 450 të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

covid 19 kosovain.eu

Në Kosovë vazhdon që çdo ditë të ketë rritje alarmante të numrit të të vdekurve dhe të të infektuarve me koronavirus.

Kjo ka bërë që edhe numri i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore pas infektimit me COVID-19, të shënojë rritje të madhe kohëve të fundit.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, gjithsej 448 persona po trajtohen për COVID-19 në spitalet në Kosovë.

217 pacientë të konfirmuar me koronavirus po trajtohen në klinikat e QKUK-së, ndërkaq 231 të tjerë në spitalet rajonale.

Numri më i madh i pacientëve me COVID-19 po trajtohen në Klinikën Infektive të QKUK-së, përkatësisht 104 pacientë.

Ndërkaq, sa i përket spitaleve rajonale, në spitalin e Prizrenit është numri më i madh i pacientëve me koronavirus, përkatësisht aty po trajtohen 59 pacientë.

Sipas një njoftimi të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, 20 pacientë janë vënë në respiratorë, 22 të tjerë po trajtohen me makinën për frymëmarrje të njohur me shkurtesën CPAP, ndërkaq 390 pacientë të tjerë po trajtohen me oksigjeno-terapi.

Në Kosovë, deri më tash janë regjistruar 8,799 raste me koronavirus, prej tyre, 249 pacientë kanë vdekur dhe 4,863 janë shëruar.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne