Shënohet numër rekord i rasteve me COVID në Britani e Francë

covid

Britania e Madhe dhe Franca kanë shënuar numër rekord të rasteve të infektimit me COVID-19 për një ditë.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Shëndetit, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar mbi 16 mijë raste të reja në Francë, shkruan Euronews.

Ndërsa në Britani të madhe janë regjistruar 6.632 raste të reja gjatë ditës së enjte, një rekord i ri ky për vendin.

Kujtojmë se deri më tani, janë regjistruar mbi 3 milionë raste me COVID-19 në Evropë.

Ndërsa globalisht, pandemia ka marrë jetën e 972,221 personave.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne