“S’mund të qëndroj larg vajzës, thjesht nuk mundem”- Cameron Diaz tregon a do të rikthehet në aktrim pasi u bë nënë

Cameron Diaz nuk e ka me nxitim që të dalë sërish para kamerave.
Aktorja e famshme e ftuar në “Quarantined with Bruce”, foli për rikthimin e saj në aktrim.
“A do aktroj sërish? Nuk e di, nuk kam asnjë ide”– tha ylli i Hollywood.
Diaz, e cila mirëpriti në jetë vajzën e saj 1-vjeçare Raddix me bashkëshortin Benji Madden në dhjetor 2019, u shpreh se në këtë moment të jetës nuk mund të kalojë kohën në xhirime ndërkohë që duket të kujdeset për fëmijën e saj të vogël.
“Ndoshta, kurrë mos thuaj kurrë, por nuk mund ta imagjinoj veten time tani si një nënë e re, me një fëmijë të vogël, që mund të qëndrojë larg fëmijës së vet ndërkohë që xhirimet mund të zgjasin 14, 16 orë. Nuk e çoj dot ndërmend sesi mund të qëndroj aq gjatë larg saj”– u shpreh 48-vjeçarja.
Më pas shtoi: “Thjesht nuk mundem. I kuptoj të gjitha nënat që nuk mundem, që duhet të shkojnë në punë. Ndihem e bekuar që jam me fëmijën tim dhe të bëhem nëna që dua të jem. Jam plotësisht e privilegjuar dhe mirënjohëse.”
Diaz tha se ndihej e kënaqur që thjesht do të përqendrohej tek biznesi dhe familjen e saj.
“Me të vërtetë ka qenë pjesa më e përmbushur e jetës sime deri më tani. Më pëlqen të jem nënë, është pjesa më e mirë e jetës sime. Jam shumë e lumtur dhe gjëja më e bukur ndonjëherë. Jam me fat që kam një fëmijë me Benji dhe po kalojmë periudhën më të bukur,”– tregoi aktorja.