Sot në Komitetin për Punë të Jashtme të PE votohet raporti për Kosovën

lukas-mandi

Deputeti evropian nga Austria Lukas Mandl ka bërë të ditur se sot në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian do të votohet raporti për Kosovën.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se vizat dhe dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë janë dy temat qendrore.

“Sot do të votojmë në Komitetin për Punë të Jashtme në Parlamentin Evropian, raportin për Kosovën, që unë e kam negociuar të emër të Grupin EEP. Ne kemi përfshirë mesazhe të forta mbi liberalizimin e vizave, njohjen, dialogun Kosovë-Serbi dhe perspektivat për të rinjtë në digjitalizimin dhe fusha të tjera”, shkruan Madle.

Ndryshe, Kosova është vendi i fundit në rajon që nuk e gëzon të drejtën e lëvizjes pa viza në BE.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne