BE

BE

Kouchner: Kam menduar të jap dorëheqje

Publikuar më 30 Gusht 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ministri i Jashtëm i Francës, Bernard Kouchner tha se ka menduar të japë dorëheqje për shkak të vendimit të presidentit Nikolas Sarkozy për deportimin e romëve, transmeton AFP.

Kouchner, ish-socialist dhe aktivist i njohur humanitar, i cili u rekrutua në qeverinë e djathtë të presidentit Sarkozy në vitin 2007, tha se vendimin e ka pranuar shumë rëndë, por ka vendosur të mbesë në qeveri për ta luftuar atë.

“Nuk jam i lumtur me atë që ndodhi. Kam punuar me romët 25 vjet. Nuk jam i lumtur për këtë polemikë”, tha Kouchner.

Ai është një nga themeluesit me organizatës “Mjekët pa Kufij”.