BE

BE

Serwer: Kosovën e humbi Miloshevic-i

Publikuar më 30 Gusht 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Daniel Serwer, ekspert në Institutin Amerikan të Paqes, ka thënë të hënën se Serbisë i duhet të ndalojë së luftuari për atë që është humbur qysh në kohën e Slobodan Miloshevic-it, mbi të gjitha Kosovën, dhe t'i kthehet perspektivës së saj evropiane.

Duke e shprehur këtë pikëpamje në forumin e sivjetmë në Bled të Sllovenisë, që i dedikohet zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Serwer tha se Serbia, duke ndryshuar politikën e saj themelore, zhbllokon perspektivën evropiane edhe për Bosnjen e Hercegovinën.

Ministri i Kosovës për Integrime Evropiane, Besim Beqaj, i cili gjithashtu po merr pjesë në forumin e Bledit, ka thënë se “Prishtina pret nga Brukseli stimulim të fortë kur bëhet fjalë për kapjen e trenit për në BE”.