BE

BE

Hague: S'ka negociata për Kosovën

Publikuar më 01 Shtator 2010

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një ditë pas vizitave në Prishtinë dhe Beograd, shefi i diplomacisë britanike, William Hague, ka potencuar në Londër se u ka përcjellë bashkëbiseduesve në Beograd qëndrimin e palëkundur të vendit të tij se nuk mund të ketë negociata për statusin e Kosovës, por njëkohësisht ai ka potencuar se e ardhmja e Serbisë dhe Kosovës është në Bashkimin Evropian.

Kryediplomati Hague ka theksuar se është e rëndësishme të miratohet oferta e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Catherine Ashton, për hapjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës dhe vendosjen e bashkëpunimit, me qëllim të ecjes përpara në rrugën evropiane dhe përmirësimin e jetës së njerëzve.

Hague u ka bërë thirrje bashkëbiseduesve në Serbi që të pranojnë këtë ofertë të BE-së.

Gjatë takimeve të tij, Hague ka thënë se Britania e Madhe mbështetë perspektivën evropiane të Serbisë, të cilën e ka quajtur “rast të pazëvendësueshëm” për qytetarët e Serbisë.